Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Para 4 muaj

Sot, më 1 qershor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e cila i kushtohet promovimit të të drejtave, mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve në mbarë botën. Pavarësisht progresit të arritur ndër vite, miliona fëmijë ende përballen me mungesë të arsimit, varfëri dhe forma të ndryshme diskriminimi. Me rastin e kësaj dite, Komuna e Prishtinës dhe ETEA organizojnë aktivitetin “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, me fokus në mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në institucionet arsimore.