Shiroka-Pula takohet me shefin e AKI-së, Ajeti e informon për sigurinë kombëtare

Para 6 ditë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Sipas njoftimit të Presidencës, Ajeti e ka informuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

Në takim është diskutuar edhe koordinimi ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët e Kosovës.

Ajeti e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes së vendit.