Një person rreth 25 vjeç ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën Ali Sokoli në Prishtinë.
Sipas burimeve, i plagosuri është dërguar në Qendrën Emergjente, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë. Mjekët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet.
