Tensionohet protesta para Kuvendit, Gërvallës i drejtohen me thirrje “tradhtare”

Para 10 ditë

Donika Gërvalla është paraqitur në Kuvend, ndërsa protestuesit e kanë pritur me thirrje dhe akuza, mes tyre edhe “tradhtare”.

Protesta e sotme dallon nga protestat e mëparshme paqësore. Edhe pse numri i protestuesve nuk është i madh, përshkallëzimi i toneve dhe përdorimi i mjeteve piroteknike tregojnë një ndryshim të dukshëm në atmosferën e protestave.