Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë hedhur molotovë drejt policisë. Efektivët janë kundërpërgjigjur me autobotë me ujë dhe mjete shpërqendruese, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.
