Forcat ushtarake gjermane kanë nisur një stërvitje pesëditore për luftë urbane në Berlin, në kuadër të përgatitjeve të rritura mbrojtëse pas pushtimit rus të Ukrainës. Batalioni i rojeve të Bundeswehr-it po zhvillon ushtrimin “Bollwerk Bärlin III” në disa lokacione kyçe të kryeqytetit, përfshirë stacionin nëntokësor Jungfernheide, poligonin e policisë Ruhleben dhe një ish-uzinë kimike në Rüdersdorf.
Ushtarët po praktikojnë skenarë realistikë të luftimeve urbane, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, neutralizimin e sabotatorëve dhe evakuimin e të plagosurve. Trajnime të veçanta po zhvillohen edhe në tunelet e metrosë, ku ekipet e sigurisë dhe snajperët marrin pozicione operative. Bundeswehr-i ka bërë të ditur se stërvitja po zhvillohet me masa të rrepta sigurie dhe në koordinim të plotë me autoritetet e Berlinit, ndërsa përdoren vetëm municione boshe për të garantuar sigurinë publike.
