Ushtrim i përbashkët Kosovë–SHBA: Mbyllen rrugë në lagjen Arbëria

Para 10 muaj

Policia e Kosovës dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kanë zhvilluar një ushtrim të përbashkët në lagjen Arbëria, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në siguri dhe testimin e reagimit institucional në situata emergjente. Gjatë ushtrimit, disa segmente rrugore u mbyllën. Autoritetet sqaruan se bëhet fjalë vetëm për stërvitje dhe jo për ndonjë incident real.