Vdes bashkëthemeluesi i ASOS-it, ra nga ballkoni në Tajlandë

Para 7 muaj

Bashkëthemeluesi i gjigantit të modës online ASOS, Quentin Griffiths, ka vdekur pasi ra nga ballkoni i një ndërtese shumëkatëshe në qytetin Pattaya të Tajlandës.

Sipas raportimit të BBC, policia tajlandeze bëri të ditur se ai ishte vetëm në dhomë, dera ishte e mbyllur nga brenda dhe nuk kishte shenja vjedhjeje apo veprimi të paligjshëm. Autopsia nuk zbuloi prova për ndonjë krim.

Griffiths e bashkëthemeloi ASOS-in në vitin 2000 dhe mbeti aksionar i rëndësishëm edhe pas largimit nga kompania pesë vjet më vonë.