Prej disa javësh, mediat rozë dhe rrjetet sociale janë mbushur me spekulime për një romancë të re në shoubizin shqiptar, atë mes muzikantit Patris Berisha dhe ish-banores së Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku.
Dyshja është përfolur shpesh për afërsinë e tyre, ndërsa vëzhguesit e kujdesshëm të rrjeteve sociale kanë vënë re detaje që shtojnë dyshimet se mund të jenë më shumë se miq.
I pyetur për raportin e tij me Santianën, ai nuk konfirmoi as mohoi asgjë, duke e anashkaluar temën.
“Për këtë pjesë nuk do të flas tani. Në një moment tjetër”, është shprehur shkurtimisht.
Santiana, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe për ekspozimin në rrjete sociale, nuk ka komentuar publikisht mbi këto zëra.
Megjithatë, postimet e saj dhe disa ndërveprime të dyshuara në rrjete me Patrisin, i kanë mbajtur gjallë dyshimet për një lidhje të mundshme.
