Vrasja e Tupac Shakur, sot pritet të dënohet Duane Davis

Para 2 ditë

Duane “Keffe D” Davis pritet të dëgjojë sot në Las Vegas dënimin për vrasjen e reperit Tupac Shakur, i cili u qëllua për vdekje në vitin 1996, në moshën 25-vjeçare.

Davis, 63 vjeç, u shpall fajtor në gusht dhe rrezikon burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht. Prokuroria pretendon se ai organizoi vrasjen dhe siguroi armën e përdorur në sulm, ndërsa mbrojtja kundërshtoi akuzat për mungesë provash fizike.

Pas shpalljes fajtor, Davis deklaroi se do ta apelonte vendimin. Ai mbetet personi i vetëm i akuzuar dhe i dënuar për vrasjen e reperit legjendar.