Vuçiç do të hynte në Kosovë nëse…” – Paralajmërimi i fortë i ish-ministrit kroat

Para 6 muaj

Ish-ministri kroat i Mbrojtjes, Ante Kotromanoviç, ka deklaruar se armatosja e Serbisë nga Aleksandër Vuçiç shërben më shumë për politikë të brendshme sesa për qëllime strategjike.

Ai theksoi se retorika e vazhdueshme e Serbisë ndaj Kosovës mbetet problematike, duke shtuar se situata mund të kishte qenë më e rrezikshme në rrethana të tjera ndërkombëtare. Kotromanoviç nënvizoi se NATO dhe roli i saj mbeten kyç për stabilitetin, ndërsa theksoi edhe rëndësinë e teknologjisë dhe dronëve në luftërat moderne.