Pas 25 vitesh, Lidhja Demokratike e Kosovës humb drejtimin e komunës së Fushë Kosovës, që tashmë udhëhiqet nga Vetëvendosje. Valon Prebreza u betua si kryetar i ri, duke zotuar se do të punojë me transparencë, ndershmëri dhe përkushtim, duke shërbyer për të gjithë qytetarët pa dallim. Ai falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen e dhënë, duke premtuar realizimin e projekteve dhe punës së përbashkët për zhvillimin e komunës.
