Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shtime. Ai u prit me përzemërsi edhe nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Masakra e Reçakut u bë e njohur ndërkombëtarisht pas reagimit të menjëhershëm të Walkerit, i cili ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.
