The Washington Post shkruan se deputetët e Kosovës zgjodhën ekonomisten dhe akademiken Justina Shiroka-Pula presidente të re të vendit, në një seancë të zhvilluar vonë të martën, vetëm pak para skadimit të afatit kushtetues.
Sipas WP-së, Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvendin me 120 deputetë, duke e nxjerrë vendin nga një krizë e gjatë politike dhe duke shmangur zgjedhjet e parakohshme.
Gazeta amerikane thekson gjithashtu se, pak para zgjedhjes së saj, Kuvendi miratoi një ligj që kufizon kompetencat e Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas Washington Post, presidentja e re duhet ta dekretojë këtë ligj që ai të hyjë në fuqi.
WP e përshkruan Shiroka-Pulën si kandidate konsensuale të mbështetur nga Vetëvendosje dhe PDK-ja, ndërsa vëren se ajo do të jetë presidentja e tretë grua e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.
Zgjedhja e saj erdhi pas një periudhe protestash lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.
