Gjenerali amerikan Wesley Clark, komandanti i fushatës së NATO-s në Kosovë në 1999, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara të Hagës. Ai është dëshmitari i pestë që mbrojtja sjell në gjyq, pas James Rubin, Paul Williams, John Duncan dhe Jock Covey.
Clark pritet të ofrojë dëshmi mbi kontekstin ndërkombëtar dhe veprimet e UÇK-së gjatë luftës.
