xhamia 220 vjeçare e ndërtuar me qerpiç tërheq vëmendjen me historinë dhe arkitekturën e saj

Para 1 vit

Xhamia Daratu e ndërtuar me qerpiç rreth 220 vjet më parë vazhdon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve me historinë dhe arkitekturën e saj, raporton Anadolu.

Një pamje e brendshme e xhamisë Daratu, e cila u ndërtua me tulla rreth 220 vjet më parë vazhdon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve me historinë dhe arkitekturën e saj në lagjen Bardarash në Duhok, Irak më 12 mars 2025.

Xhamia në qytezën Berderesh në qytetin Duhok të Irakut është e ndërtuar 220 vjet më parë me qerpiç e njohur ndryshe si teknika me baltë dhe kashtë.

Xhamia përbëhet nga dy pjesë, ku kalimi me tyre bëhet përmes tre dyerve të harkuara.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar ajo vazhdon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve me historinë, arkitekturën dhe bukurinë e saj.