Ylli pret Pejën, duel interesant në xhiron e katërt të basketbollit kosovar

Para 4 ditë

Dy ndeshje zhvillohen sot në kuadër të xhiros së katërt të basketbollit kosovar, ku në parket zbresin Golden Eagle Ylli, Peja, Rahoveci 029 dhe Sigal Prishtina.

Vëmendja kryesore është te përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, që zhvillohet nga ora 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ylli synon të vazhdojë me fitore pas triumfit ndaj Sigal Prishtinës javën e kaluar, ndërsa Peja kërkon rikthimin te rezultatet pozitive pas humbjes nga Vëllaznimi.