Zeqiri: Shkollat në Fushë Kosovë pritet të hapen të hënën e ardhshme pas pezullimit të mësimit

Para 9 muaj

Mësimi në Fushë Kosovë është pezulluar për një javë për shkak të motit të ligë. Drejtori i Arsimit, Adriatik Zeqiri, tha se tashmë ekziston kontratë aktive për mirëmbajtje dhe po bëhen përpjekje maksimale që procesi mësimor të rifillojë të hënën e ardhshme në kushte të përshtatshme.