63 minatorë mbeten të ngujuar në Trepçë, 900 metra nën tokë

Para 8 ditë

63 minatorë vazhdojnë të mbesin të ngujuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stantërg.

Komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi, ka deklaruar për Klan Kosova se minatorët ndodhen në rreth 900 metra thellësi.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë dhe ekipet në terren kanë kontakt të vazhdueshëm me ta.

Ibishi ka bërë të ditur se operacioni për nxjerrjen e tyre mund të zgjasë edhe pak kohë.