Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur “shqetësim të thellë” për ndryshimet që Kuvendi i Kosovës miratoi në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Ambasadës, Catalina Heine, tha se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor dhe se pavarësia e tyre nuk duhet të cenohet.
Ndryshimet u miratuan nga Kuvendi të martën, pak para mesnatës.
