Reperi i njohur Gramos Aliu, i njohur si Mozzik, është bërë baba i një djali me partneren e tij, Lotina Haziri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një dedikimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar Zotin për ardhjen në jetë të djalit.
“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij”, ka shkruar Mozzik.
