Bizneset në Rrugën e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e dëmtimeve gjatë protestës

Para 5 oresh

Shumica e bizneseve në Rrugën e Durrësit dhe pranë Ministrisë së Arsimit kanë mbyllur aktivitetin, nga frika e dëmtimeve të mundshme. Një pronar, biznesi i të cilit u dëmtua një ditë më parë, shprehet se mbështet studentët dhe kauzën e tyre, por kundërshton protestën që dëmton bizneset dhe mundin e qytetarëve.