Rama pas protestave: “S’ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë”

Para 3 oresh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish sot pas protestave në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se e ka dashur Shqipërinë edhe në kohët e vështira dhe se sot beson se asnjë forcë nuk mund ta rrëzojë më vendin.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, ka shkruar Rama.