Specialja ngre aktakuzë ndaj Skender Llugiqit për kanosjen e Ramush Haradinajt

Para 1 ore

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Llugiqit për kanosje dhe nxitje të përçarjes e mosdurimit.

Sipas aktakuzës, Llugiqi dyshohet se më 12 gusht 2026, në objektin e Kuvendit të Kosovës, e ka kanosur deputetin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Po ashtu, ai akuzohet se përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj tij.

Llugiqit, më 14 gusht, Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte caktuar një muaj paraburgim, pasi dyshohej se kishte bërë thirrje publike për vrasjen e Haradinajt gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga Kuvendi.