Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë të ditur se janë identifikuar dhe arrestuar disa persona të dyshuar për dëmtimin dhe grabitjen e bankave të nivelit të dytë në Tiranë.
Ai tha se policia po vazhdon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa bëri të ditur se edhe sot është dëmtuar një institucion financiar.
Hita paralajmëroi se, nëse situata vazhdon, policia do të ndërhyjë për zbatimin e ligjit.
“Nëse vazhdon kështu, jemi të detyruar të tregojmë forcën e ligjit”, deklaroi Hita.
