Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se vendi duhet të tregojë vendosmëri politike dhe pjekuri shtetërore për çështjet që prekin themelet e shtetit.
Ai i falënderoi deputetët për miratimin e rezolutës së përbashkët me 99 vota dhe të ligjit për Dhomat e Specializuara me 88 vota.
Sipas Hamzës, këto vendime synojnë ta rikthejnë mandatin e Dhomave të Specializuara në atë që, sipas tij, ishte përcaktuar nga Kuvendi i Kosovës para më shumë se një dekade.
“ Kosova nuk e ka deleguar sovranitetin e vendit, as Dhomave të Specializuara, asnjë trupi gjykues dhe askujt tjetër”, tha Hamza.
