Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Liqenit të Badovcit, ku sipas informacioneve fillestare janë përfshirë pesë vetura.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.
Autoritetet pritet të japin detaje shtesë pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes.
