Aksident trafiku në Kçiq të Mitrovicës – një person i lënduar

Para 1 vit

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku janë përfshirë një automjet dhe një traktor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tha se aksidenti është raportuar rreth orës 21:34.

“Sot rreth orës 21:34 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Kçiq. Të involvuar janë një automjet dhe një traktor. Një person ka marrë lëndime”, deklaroi Pllana.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur