Të paktën tetë persona u plagosën, tre prej tyre rëndë, pasi një makinë u përplas me një turmë në qendër të Shtutgartit, Gjermani. Policia e cilësoi ngjarjen si një aksident tragjik në trafik, duke përjashtuar për momentin ndonjë motiv të qëllimshëm.
Konsullata e Kosovës në Shtutgart ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe deri tani nuk ka konfirmim që ndonjë shtetas i Kosovës është në mesin e të lënduarve. Ajo fton qytetarët që kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në numrin emergjent: +49 152 37337814.
“Urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit,” thuhet në njoftim.
