Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në Gjermani

Para 13 oresh

Dy të rinjtë nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani, do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Ceremonitë mortore do të mbahen në varrezat e fshatit Sapniq të Rahovecit, ku familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë do të mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Sipas njoftimit, varrimi i Leart Morinës do të bëhet në orën 13:00, ndërsa ai i Berhan Zekës në orën 15:00, në të njëjtat varreza.

Lajmi për vdekjen tragjike të dy të rinjve ka pikëlluar familjet e tyre dhe gjithë komunitetin e Rahovecit.

Learti dhe Berhani do të prehen përgjithmonë në vendlindjen e tyre, ndërsa kujtimi për ta do të mbetet te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që i njohën.