Adlum Ramadani, zëdhënës i KEDS-it, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ka folur për intervenimet e ekipeve të kësaj kompanie pas situatës së krijuar nga erërat e forta që përfshinë vendin.
Ramadani ka bërë të ditur se ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po intervenojnë për sanimin e dëmeve të shkaktuara.
Ai ka theksuar se në Komunën e Ferizajt janë detyruar të ndërpresin furnizimin me energji elektrike në disa raste, për shkaqe sigurie.
