Komuna e Gjilanit ka hapur procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës qarkore të qytetit dhe disa rrugëve në fshatra, me vlerë të parashikuar prej 14 milionë e 914 mijë e 854 euro e 30 centë.
Projekti përfshin ndërtimin e rrugës qarkore të Gjilanit, si dhe rrugëve në Stanqiq, Lipovicë, Myqibabë, Depcë dhe Cernicë.
Punimet parashihet të zgjasin 24 muaj nga dhënia e kontratës, ndërsa operatori ekonomik do të përzgjidhet përmes procedurës së hapur të prokurimit, me kriter çmimin më të ulët.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 9 dhjetor 2026, në orën 14:00.
Projekti i rrugës qarkore do të bashkëfinancohet edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila ka planifikuar nga 1 milion euro për vitet 2026, 2027 dhe 2028.
