Aksion policor në Mitrovicë të Jugut: prangosen tre persona për narkotikë

Para 8 muaj

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Arrestimet janë kryer në dy lokacione të ndryshme, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë totale 40.84 gram. Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor dhe hetimet janë në vazhdim.