Albin Kurti: Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është e domosdoshme për Kosovën

Para 4 muaj

Albin Kurti ka folur për rëndësinë e krijimit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme gjatë një takimi me qytetarë në Siqevë. Në një video të publikuar në Facebook, ai tha se kjo byro është e domosdoshme për luftimin e korrupsionit dhe sjelljen e më shumë drejtësie në Kosovë.

Sipas Kurtit, krijimi i këtij mekanizmi do të ndihmonte në “ndreqjen e Kosovës” dhe në mbrojtjen e së ardhmes së brezave të rinj.