Antonela Berisha reagon pas lidhjes së emrit të saj me videot intime të Adrian Hilës

Para 12 ditë

Antonela Berisha ka mohuar se është personi që shfaqet në një video intime që po qarkullon në rrjetet sociale, në vazhdën e diskutimeve për materialet që lidhen me kompozitorin Adrian Hila.

Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka sqaruar se personi në video nuk është ajo, duke përmendur disa dallime fizike që, sipas saj, e vërtetojnë këtë.

Berisha ka paralajmëruar se personat dhe faqet që vazhdojnë ta identifikojnë gabimisht do të mbajnë përgjegjësi për publikimet e tyre.

Ajo ka reaguar edhe kundër shpërndarjes së materialeve intime pa pëlqimin e personave të përfshirë, duke theksuar se cenimi i privatësisë është problemi, jo jeta intime e individëve.