Kushtrimi dhe Aurora po e festojnë ditën e tyre të veçantë. Ceremonia ka nisur me marrjen tradicionale të nuses në Nekoc, ku nuk kanë munguar muzika, tupanët dhe atmosfera festive.
Pamjet e publikuara nga Prive By LS tregojnë Kushtrimin mes familjarëve dhe miqve, ndërsa krushqit janë nisur për ta marrë Aurorën. Kolonës i janë bashkuar edhe motoristë, duke tërhequr vëmendjen gjatë rrugës.
Për këtë ditë, Kushtrimi është shfaqur me kostum turkeze, ndërsa Aurora ka zgjedhur një fustan të bardhë me dantellë dhe vello.
Gëzimi i çiftit do të vazhdojë edhe sonte, me dasmën ku pritet të mblidhen familjarë, miq dhe shumë të ftuar.
