E ngarkuara me punë në Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, ka vazhduar takimet me ministrat e kabinetit Kurti 3, duke u takuar së fundmi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për ndërtimin e një sistemi shëndetësor modern dhe të qëndrueshëm në Kosovë, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit që nxit inovacionin, investimet dhe qasjen në produkte cilësore.
