Një 29-vjeçar është arrestuar në fshatin Arllat të Drenasit pasi dyshohet se tentoi të vriste një person me thikë rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm. Viktima, me inicialet R.B., u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor. Policia e Kosovës konfirmoi se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “vrasje në tentativë” dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar në qendrën e mbajtjes.
