Gjykata vendos për rastin e Auron Ferizit: 25 vjet në qeli për autorin

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun
Mund ta dëgjoni lajmin me zë 00:00 / --:--

Me vjet burgim është dërguar Egzon Shallki, për vepren penale të vrasjes ndaj viktimës Auron Ferizit.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

I riu kishte humbur jetën vitin e kaluar në Viti pasi ishte goditur nga një veturë që drejtohej nga i akuzuari,

Familjarët e Auronit, janë të pakënaqur me vendimin.

Derisa babai, Arton Ferizi, në emisionin Kosova Today në Klan Kosova ka kërkuar drejtësi për të birin e ndjerë.

“Unë mendoj se ekspertiza e komunikacionit nuk e ka dhënë verdiktin e duhur. Sa e kam parë unë në kamera, shpejtësia ka qenë mbi 100 kilometra në orë, sepse dëmet janë shumë të mëdha. Eksperti ka thënë 57 kilometra në orë, por nuk ka mundësi, sepse e ka hedhur djalin 17 metra larg. Nuk e kuptoj se si e ka nxjerrë atë ekspertizë”, ka deklaruar Ferizi.

Ai e ka cilësuar rastin si akt të rëndë dhe ka kërkuar që drejtësia të marrë vendimin e duhur, duke deklaruar se i akuzuari duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Ky është akt terrorist dhe dua që drejtësia ta marrë vendimin e duhur. Dua që ky idiot të dënohet me burgim të përjetshëm. Edhe pse kjo nuk ma lehtëson dhimbjen, dua ta di se drejtësia është vënë në vend”, tha babai i 21-vjeçarit në Klan Kosova.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere


Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Bisedo me KAI

KAI ile Haber Hakkında Sohbet

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.