Shtoni faqen tonë si burim të preferuar në kërkimet e Google.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar më 29 tetor 2026 dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”, të ndodhur më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut.
Të dyshuarit me inicialet Z.B. dhe G.B. janë arrestuar në fshatrat Osojan dhe Cerkolez, pas një hetimi të gjatë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës. Hetimet dhe veprimet e mëtejshme do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Speciale.
