Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në Prishtinë një person të dyshuar për vrasje në tentativë, lidhur me një rast të ndodhur më 16 prill në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Gjatë arrestimit është sekuestruar një pistoletë me gjashtë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në incidentin e muajit të kaluar kishin mbetur të plagosur dy persona, të cilët ishin dërguar për trajtim mjekësor.
