Betimi i kryetarit: Obiliqi bie në duart e një Thaçi, është nga VV

Para 10 muaj

Me 9 nëntor, Halil Thaçi nga LVV siguroi fitoren për herë të parë në Obiliq, ndërsa këtë të enjte u betua zyrtarisht si kryetar i komunës gjatë seancës konstituive të Kuvendit komunal.

Përveç kryetarit, betimin dhanë edhe 21 asamblistët e rinj. Thaçi u zotua për një qeverisje të drejtë, transparente dhe me llogaridhënie.

Ai nderoi familjet e dëshmorëve të komunës dhe falënderoi paraardhësit për punën dhe përkushtimin e tyre.