Gjatë periudhës janar–shtator 2025, në Kosovë kanë humbur jetën 86 persona në aksidente trafiku, prej të cilëve 47 kanë qenë shoferë. Sipas Policisë së Kosovës, nga gjithsej 75 aksidente me fatalitet, 29 kanë qenë vetaksidente.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, apeloi për kujdes të shtuar në trafik, sidomos gjatë kushteve me reshje shiu dhe dukshmëri të ulët, duke theksuar rëndësinë e përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës për të shmangur tragjeditë.
