Bora është rikthyer në disa rajone të Kosovës

Para 1 vit

Ndërsa pranvera ka hyrë në mesin e saj, reshjet e borës kanë rikthyer pamjet dimërore në bjeshkët e Rugovës.

Pamje të siguruara nga terreni tregojnë zona malore të mbuluara nga bora, një dukuri e pazakontë për këtë periudhë të vitit.Edhe rruga që lidh Pejën me Rozhajën është mbuluar nga shtresa e bores, si pasojë e reshjeve të pazakonta për këtë periudhë të vitit.