Britania dhe Norvegjia krijojnë aleancë të fuqishme detare për të ndalur nën­detëset ruse në Atlantikun e Veriut

Para 10 muaj

Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia kanë njoftuar formimin e një aleance të re detare të specializuar për identifikimin dhe neutralizimin e nën­detëseve ruse që veprojnë në Atlantikun e Veriut dhe Detin e Veriut. Kjo nismë është përshkruar si partneriteti më i fortë i deritanishëm mes dy vendeve në fushën detare, pjesë e strategjisë së NATO-s për mbrojtjen e infrastrukturës kritike nënujore.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, aleanca do të përfshijë të paktën 13 anije luftarake anti-nëndetëse — 8 nga Britania dhe së paku 5 nga Norvegjia — të pajisura me teknologji të avancuar për zbulim, ndjekje dhe neutralizim të nën­detëseve ruse. Anijet do të patrullojnë në korridoret strategjike detare ku kalojnë kabllot nënujore të komunikimit dhe furnizimit energjetik, zona të cilat NATO i konsideron “kritike dhe të ekspozuara ndaj kërcënimeve”.

Zyrtarët britanikë theksojnë se rritja e aktivitetit ushtarak rus në ujërat veriore ka alarmuar aleancën, veçanërisht pas sinjalizimeve se Moska mund të synojë pikërisht infrastrukturat nënujore të Evropës. Londra dhe Oslo nënvizuan se ky bashkim forcash është përgjigje direkte ndaj këtyre kërcënimeve.

Aleanca pritet të nisë operacionet këtë vit, me fokus në monitorimin e vazhdueshëm të lëvizjeve të flotës nënujore ruse dhe garantimin e sigurisë së aleatëve të NATO-s në rajon.