Diplomati Agim Nesho: Kërcënimi rus është real, samiti i NATO-s përçon mesazh force dhe përgjegjësie

Para 1 vit

Tiranë, 25 qershor 2025 – Diplomati dhe analisti Agim Nesho ka komentuar samitin e fundit të NATO-s, ku vendet anëtare u zotuan të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% të Produktit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. Në një intervistë për Euronews Albania, Nesho theksoi se kërcënimi nga Rusia është real dhe se mbrojtja kolektive është shtylla kryesore e aleancës.

“Po, është real. Mbrojtja kolektive që do ketë NATO, është parimi kryesor. Ose do shkatërrohet NATO, duke mos pranuar atë që është baza, pra Kushtetuta e NATO-s, ose do të jetë joefikase sepse kush do i mbrojë këto vende?”, deklaroi ai.

Sipas Neshos, jo të gjitha vendet anëtare kanë kapacitete për t’u përballur me një fuqi të madhe si Rusia, ndaj rritja e shpenzimeve për mbrojtje është domosdoshmëri.

Ai e cilësoi këtë samit si një lloj “samiti të Trump-it”, për shkak të ndikimit që ka pasur retorika e ish-presidentit amerikan në drejtim të rritjes së përgjegjësive financiare të vendeve evropiane.

“Trump e ka lënë të hapur për çështje pragmatike, teknike, për të thënë që vendet të realizojnë detyrat. Ai nënkupton këtë që: Vij si partner me juve, por mbrojtja e Europës është pjesa juaj. Për të qenë NATO efikase, duhet të arrini 5%-shin”, theksoi diplomati shqiptar.