Tirana pret më 27 nëntor Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun
Mund ta dëgjoni lajmin me zë 00:00 / --:--

TIRANË – Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, i cili do të mbahet më 27 nëntor në Pallatin e Brigadave, me temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia për Media dhe Informim (MIA), sipas së cilës në fokus të takimit do të jenë përshpejtimi i reformave, zbatimi i Planit të Rritjes, prioritetet e reja strategjike dhe integrimi ekonomik i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.

Samiti pritet të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe procesin e integrimit europian.

Sipas programit zyrtar, aktiviteti do të nisë në orën 10:00 me mbërritjen e liderëve, ndërsa në orën 12:30 do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe Komisioneres Europiane për Zgjerim, Marta Kos.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar reformat dhe për të forcuar integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere


Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Bisedo me KAI

KAI ile Haber Hakkında Sohbet

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.