Faton Peci mohon përleshjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun
Mund ta dëgjoni lajmin me zë 00:00 / --:--

Një incident i tensionuar është raportuar sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ku një përplasje verbale mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës dyshohet se ka eskaluar në konflikt fizik.

Sipas raportimeve, në incident dyshohet se janë përfshirë drejtori dhe pjesëtarë të stafit të kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, si dhe disa asamblistë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lidhur me rastin ka reaguar kryetari Faton Peci, i cili ka mohuar kategorikisht se në Kuvendin Komunal ka pasur përleshje fizike.

Përmes një reagimi publik, Peci ka thënë se pretendimet për rrahje janë të pavërteta dhe se këtë, sipas tij, e dëshmojnë edhe video-incizimet.

Ai ka pretenduar se konflikti verbal është nxitur fillimisht nga dy asambliste të PDK-së, në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.

Sipas Pecit, tensionet nisën pasi drejtori Asllani rikujtoi keqpërdorimet e pretenduara gjatë qeverisjes së kaluar, për të cilat, siç ka thënë ai, ishte arrestuar ish-drejtori i PDK-së.

Në fund të reagimit, kryetari i Mitrovicës ka theksuar se qeverisja e tij nuk do të ndikohet nga kërcënimet dhe presionet.

“Ne nuk ndalemi. Qeverisja jonë nuk shantazhohet, as me kërcënime me grushta e as me ndonjë kërcënim tjetër”, ka shkruar Peci.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere


Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Bisedo me KAI

KAI ile Haber Hakkında Sohbet

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.