Dy kosovarë kapen me 27 mijë euro të padeklaruara në kufi

Para 1 vit

Dy shtetas nga Kosova janë kapur në Pikën Kufitare të Morinës me 27,550 euro të padeklaruara. Policia shqiptare njoftoi se 51-vjeçarit me inicialet A. G. iu gjetën 12,550 euro, ndërsa 44-vjeçarit nga Suhareka 15,000 euro. Shuma është sekuestruar dhe ndaj tyre janë nisur procedurat hetimore në Prokurorinë e Kukësit.