Dyshohet se një i mitur u godit nga vetura në Mitrovicë

Para 9 muaj

Sonte në orët e mbrëmjes raportohet se në Mitrovicë një këmbësor është goditur nga një veturë.

Klan Kosova ka mësuar se këmbësori është i mitur dhe se ndodhet në gjendje të rëndë.

Megjithatë, pavarësisht gjendjes së rëndë ai thuhet të mos jetë në rrezik për jetë.